Brazili në çerekfinale të Kampionatit Botëror

(Lajm i përditësuar)
Brazili në çerekfinale të Kampionatit Botëror
Brazili është skuadra e radhës e kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Brazili fitoi për 4-1 ndaj Koresë së Jugut.
Katër golat që ia siguruan fitoren Brazilit u shënuan nga Vinicius Junior, Neymar, Richarlison dhe Paqueta.
Koreja e Jugut shënon ndaj Brazilit
Koreja e Jugut ka shënuar ndaj Brazilit, për 4-1.
Në minutën e 77’, S. Paik shënoi golin e parë për Korenë.
Brazili ‘e shkatërron’ Korenë e Jugut veç në pjesën e parë
Paqueta ka shënuar në minutën e 36′ për 4-0 ndaj Koresë së Jugut.
Brazili shkëlqen ndaj Koresë së Jugut, shënon sërish
Brazili ka shënuar për 3-0 ndaj Koresë së Jugut.
Goli i tretë i ndeshjes u shënua nga Richarlison në minutën e 28’
Brazili dyfishon epërsinë
Brazili ka dyfishuar epërsinë ndaj Koresë së Jugut.
Neymar shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 13′
Brazili kalon në epërsi ndaj Koresë së Jugut
Brazili ka kaluar në epërsi ndaj Koresë së Jugut.
Vinicius Junior shënoi golin e epërsisë për Brazilin.
Minuta e 7’ ndryshoi rezultatin në përballjen mes dy ekipeve që luftojnë për çerekfinalen e Kupës së Botës.
Nis përballja Brazil-Koreja e Jugut
Ka nisur përballja midis Brazilit dhe Koresë së Jugut.
Rikthimi i Neymarit është lajmi më i mirë që mund të merrte Brazili në prag të ballafaqimit me Korenë e Jugut për të kërkuar kualifikimin në fazën çerekfinale të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.
Për pesë herë fituesit e Kupës së Botës, Brazilin, ky është takimi i parë me Korenë e Jugut në një ndeshje me karakter garues dhe vjen pas disfatës befasues nga Kameruni në fazën e grupeve.
Rikthimin e Neymar nga lëndimi e konfirmoi të dielën trajneri i Brazilit, Tite, i cili tha se ai po stërvitet me ekipin dhe do të jenë në fushë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “974”.

Back to top button