Mbyllet ndeshja Francë-Australi, ky është rezultati

(Lajm i përditësuar)
Mbyllet ndeshja Francë-Australi, ky është rezultati10:00
Ndeshja Francë-Australi është mbyllur me rezultat 4-1.
Giroud shënon për 4-1 për Francën – 21:37
Rezultati i ndeshjes Francë-Australi është 4-1.
Giroud shënoi golin e katërt në këtë përballje, i dyti i tij në ndeshjen kundër Australisë.
Mbappe shënon për 3-1 kundër Australisë – 21:33
Rezultati i ndeshjes Francë-Australi është 3-1.
Kylian Mbappe shënoi golin e tretë në këtë përballje.
Franca kalon në epërsi ndaj Australisë – 20:36
Franca ka kaluar në epërsi ndaj Australisë duke ngritur rezultatin për 2-1.
Giroud shënoi në minutën e 32’ ndaj Australisë.
Franca barazon rezultatin ndaj Australisë – 20:30
Franca ka barazuar rezultatin ndaj Australisë.
Goli i barazimit u shënua në minutën e 27′ nga Rabiot.
Australia kalon në epërsi ndaj Francës – 20:09
Kombëtarja e Australisë ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Francës.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Craig Goodwin, i cili e kalon Australinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 9’ të ndeshjes.
Nis përballja Francë-Australi – 20:00
Katari në përballje me Ecuadorin hapën Kupën e Botës të këtij viti, më 20 nëntor.
Ndeshja përfundoi për 2-0 për Ecuadorin.
Sonte përballen Australia kundër Francës.
Katari në përballje me Ekuadorin hapën Kupën e Botës të këtij viti, më 20 nëntor.
Ndeshja përfundoi për 2-0 për Ekuadorin.
Ndërkaq, ndeshja e dytë e Botërorit ishte përballja e Anglisë me Iranin, e cila përfundoi në favor të Anglisë për 6-2. Më pas ShBA-të me Wales mbyllën ndeshjen për 1-1.
Danimarka me Tunizinë mbyllën ndeshjen me rezultat 0-0. Holanda fitoi ndeshjen ndaj Senegalit për 2-0.
Argjentina humbi ndaj Arabisë Saudite për 2-1. Ndeshja midis Meksikës dhe Polonisë përfundoi me rezultat 0-0./21Media

Back to top button