Sot nisin punimet për rinovimin e stadiumit olimpik "Adem Jashari", në Mitrovicë

Sot nisin punimet për rinovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë

Lajmin për nisjen e punimeve e ka bërë të ditur, Ibër Alaj, drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit.

I pranishëm gjatë ditës së parë të punimeve do të jetë inspektori i UEFA-s, Tyrge Borno i cili do të shoh nga afër punimet në stadium.

Investimet në stadiumin “Adem Jashari” janë në vlerë rreth 1.6 milionë eurosh. Me rreth një milion eurosh do të participojë MKRS-ja, kurse me rreth 600 mijë eurosh të tjera Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Punët e tjera për ta bërë këtë stadium të pranueshëm për ndeshje ndërkombëtare të skuadrave, do t’i kryejë MKRS-ja.