Sot nis rrugëtimin edicioni i IV-të i Festivalit Ndërkombëtar Teatror të Prishtinës #PITF2020.

“The Show Goes On…” do të jetë motoja e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, PITF 2020.

Drejtoresha artistike e Festivalit PITF 2020, Burbuqe Berisha bëri të ditur se në kuadër të programit garues të këtij edicioni, në skenat e dy teatrove do të ngjiten trupa teatrale nga Bullgaria, Kroacia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ajo, theksoi poashtu se për shkak të situatës pandemike dy herë është anuluar mbajtja e këtij festivali, derisa tregoi se gjithçka do të realizohet nën kujdes të shtuar dhe në përputhshmëri me masat e rekomanduara nga IKSHPK.

PITF 2020 i cili fillon sot do të zgjasë deri të mërkurën më 23 dhjetor, kur do të mbahet edhe ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve.

Fillon me shfaqjen e regjisores bullgare Ana Bateva “Ëndrra e Natashës”, më pas me shfaqjen “Bretkosa” dhe “Allo Allo!” nga Kosova, “Vla-Vla-Vlajland” nga Kroacia dhe “Possible Worlds” nga Maqedonia e Veriut.

Nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të rezervoni vendin tuaj në këtë festival dhe të shijoni magjinë e tij për pesë ditë radhazi./21Media