Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili po akuzohet për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës sa ishte drejtor i Urbanizmit në komunën e Prishtinës.

Bashkë me Aliun, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi, si dhe Zejnulla Rexhepi.

Seanca fillestare për këtë rast më 6 prill kishte dështuar pasi e pranishme në sallë nuk ishte e akuzuara, Bahtije Uka për shkak të problemeve shëndetësore.