Nis seanca për rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 2 dhjetor

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, që kishte ndodhur më 16 janar 2018.

Gjyqtari i rastit, Valon Kurtishaj tha se pasi që mediat nuk kanë bërë kërkesë zyrtare për përcjelljen e kësaj seance mediat janë lejuar të marrim pamje ndërsa gazetarët janë lejuar të qëndrojnë në seancë por pa incizuar.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 2 dhjetor ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara, të cilët ngarkohen për veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat.

Back to top button