Emisioni i gatimit “Diçka po zihet” sot po fillon sezonin e tij të 28-të.

Për gjatë 14 vjetëve ky emision me autore Xheraldina Vulën ka sjellë receta të ndryshme gatimi, mysafirë të cilët janë dëshmuar në fusha të ndryshme, por që kanë shfaqur edhe aftësitë e tyre në kuzhinë. E përveç këtyre ky emision sjellë te ju muzikë live e atmosferë të ngrohtë.

“Diçka po Zihet” sot nga ora 11:00 dhe repriza 20:00 do të vjen në ekranet e juaja përmes RTV21 dhe TV21 Maqedoni./21Media