Nga sot, 28 shtator deri më 30 shtator 2020, mbahet edicioni i parë i festivalit të filmit, “Art Without Limit International Film Festival”,  i cili tërësisht u kushtohet personave me nevoja të veçanta.

Janë gjithsejt 40 filma nga vende të ndryshme që do të shfaqen gjatë tri ditëve në vazhdim në versionin online në rrjetet sociale dhe në likun e veçante për të parë filmat, që si temë kanë personat me nevoja të veçanta dhe të drejtat e njeriut.

Organizatorët e këtij festivali bëjnë të ditur se “Art without limit International Film Festival” është festival filmi me karakter ndërkombëtar, filmat e të cilit do të mund të shihen online deri më 4 tetor 2020.

Filma e këtij festivali trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës se personave të cilëve edhe u dedikohet festivali.

Festivali ka karakter garues dhe në fund do të ndahen edhe çmimet: Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Fiction); Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Dokumentar); Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Animacion); Projekti më i mirë i portretizuar (Dokumentar); Projekti më i mirë, i cili fuqizon gruan.

Ndryshe, festivali ishte paraparë të mbahet në ‘Kino Armata’ në Prishtinë, por për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit do të mbahet online këtu. /kallxo.com