Nis sot vaksinimi në Shqipëri, Rama: Jam i lehtësuar

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga stadiumi “Air Albania”, me rastin e nisjes së vaksinimit anticovid.

Rama ka thënë se ndihet i lehtësuar që ky proces po nis para afatit të përcaktuar, ndërkohë që ka bërë me dije që dozat e para nuk janë siguruar nga Greqia ashtu siç është thënë.

Rama: Është një ditë e veçantë sepse nisim jetësimin e fushatës Shqipëria Buzëqesh me vaksinimin anticovid. Jam me ministren e Shëndetësisë që do të bëjë një panoramë të strategjisë dhe planit të vaksinimit. Dua të nënvizoj se ndihem vërtetë i lehtësuar për faktin që kemi arritur në kushte aspak të lehta të garantojmë 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer siç e kam bërë publike me 1 janar, por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam bërë me dije janë kyçe në këtë proces të çuditshmë, ku strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga BE për tu investuar në skemën e Covax ka rezultuar që të jetë ende një drejtim i papërcaktuar në kohë.

Pavarësisht angazhimit me Covax, nëse do të qëndronim në pritje të tij, do ishim ende duke pritur dhe nuk dihet ende sot se sa do të zgjaste pritja. Për këtë arsye jemi angazhuar me kanale të tjera. Kemi kontaktuar drejtpërdrejt në New York më Pfizer me vështirësi. Kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale me 4 vende, vaksinimi që nisim sot është rezultat i një marrëdhënie me një vend të BE, që nuk ia autorizuar ta bëj me dije se cili është, kjo për shkak të kërkesës së tyre. Meqë është thënë gabimisht që është Greqia, jo nuk është./oranews

Back to top button