Tashmë ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Ministri Dendias është pritur në Aeroporin “Adem Jashari”, nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla. Për të cilën vizitë kjo e fundit e ka vlerësuar të rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Ndërsa me të arritur në Kosovë, ministri grek ka thënë se njohja e Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve midis të dy shteteve.

Takimi mes Hoti e Dendias po bëhet pa praninë e mediave. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Pas takimit me Hotin, Dendias do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.