Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ora 16:30 pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. Ndërsa nga ora 17:00 fillon takimi i Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me homologun e saj gjerman.

Ai do të qëndrojë në Kosovë sot, ndërsa të premten do të niset për Beograd./21Media