Një infermiere nga shteti amerikan i Connecticut u vaksinua sot para kamerave me vaksinën kundër COVID-19 të ndërmarrjes bioteknologjike Moderna, e cila filloi fushatën e vaksinimit në SHBA, e dyta që u miratua me procedurë urgjente.

Është paralajmëruar se vaksinimi i parë me vaksinën e kësaj kompanie të re të bioteknologjisë, një javë pas fillimit të vaksinimit me vaksinën e kompanive amerikano-gjermane, Pfizer dhe BioNtech do të fillojë sot në pjesë të ndryshme të SHBA-së.

Vaksina Moderna kundër koronavirusit u miratua të premten për përdorim urgjent nga organi rregullator amerikan.