Ditën e sotme nis viti i ri akademik 2020-2021 në Shqipëri. Komiteti Teknik i Ekspertëve pak ditë më parë vendosi që universitetet ta zhvillojnë mësimin online për një muaj. Nuk dihet ende se si do të vijojë procesi mësimor më pas, i cili është i varur nga situata pandemike në vend.

130 mijë student priten të nisim mësimin online, nga të cilët 21 mijë janë në vitin e parë.

Sakaq studentët kanë paralajmëruar protestë ditën e sotme në orën 10:00 kundër masave të ndërmarra. Ata do të kërkojmë përgjysmimin e paketës vjetore, si dhe ndihma ekonomike për qiratë, paketat e internetit dhe librat. Protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë./oranews