Nishani: Sulmi ndaj Arbana Xharrës akt burracak

Nishani tha se Kosova është shtet ndoshta i ri në kontestin formalo-juriodik por mijëra vjeçar në vlera

​Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, duke u solidarizuar me Arbana Xharrën dhe familjen e saj, ka dënuar këtë sulm, duke e quajtur si një akt burracak.

Nishani këto komente i bëri në Prizren, ku edhe u nderua me çmimin ‘qytetar nderi i Prizrenit’.

“Sot në mëngjes duke ardhur në Prizren e pash një lajm të hidhur, jo të mirë, të dhunës ndaj një gazetareje, ndaj një veprimtarëve, ndaj një zonje, edhe duke e dënuar këtë akt burracak dhe duke shprehur solidaritetin me të, me familjen e saj dhe gjithë qytetarët e Kosovës, por mbi të gjitha solidaritetin dhe nderimin për dimensionin e jashtëzakonshëm të lirisë që më shumë se çdo popull dhe çdo vend, Kosova dhe populli i Kosovës e njohin, e dinë, e kanë paguar por edhe e ofrojnë dhe e adresojnë çdo ditë”, ka thënë Nishani.

Ai tha se Kosova është shtet ndoshta i ri në kontestin formalo-juriodik por mijëra vjeçar në vlera, histori, kontribute, qytetërim dhe emancipim.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button