Për herën e dytë me radhë, Panairi i Librit hapi dyert për dashamirët e librin në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

Në panairin i cili u hap dje më datë 8 dhe do të zgjas deri më 10 tetor, do të shpalosen mijëra tituj të dhjetra shtëpive botuese të vendit tonë.

Panairi i cili do të bashkoj botuesit e shkrimtarët e ndryshëm me lexuesit, organizohet nga Klubi Letrar “De Rada”.

Në kuadër të Panairit të librit “Ferizaj 2020”, Sektori i të Rinjve i Klubit Letrar “De Rada” organizon mbrëmje poetike përgjatë datave 8-10 tetor. Oda e Librit do të bashkohet për të diskutuar veprën “Letër Babait” nga Franc Kafka më 9 tetor. Poashtu, në po këtë datë do të organizohet promovimi i veprës “Katërmbëdhjetë autorë”, e cila është një risjellje e krijimtarisë së 14 autorëve të ndaluar nga pushteti Jugosllav./21Media