Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së, i janë bashkuar edhe katër deputetë të grupit Parlamentar tashmë të shuar 6+.

Lajmin për portalin rtv21.tv. e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

Ai ka thënë se tani e tutje deputetët: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të funksionojnë në kuadër të Grupit parlamentar i cili do të quhet NISMA-AKR-6 Plus./21Media