Nitaj flet për premtimin e Hotit që do ta rris buxhetin në 5 miliardë euro

Nitaj ka folur për premtimin e Avdullah Hotit për buxhetin e vendit

Muharrem Nitaj nga AAK, ka folur për premtimin e të nominuarit për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti se buxhetin e vendit do ta rrisë deri në 5 miliardë euro, shkruan rtv21.tv

Nitaj ka thënë se dëshiron ta shpjegon meselen e mashtrimit të opinionit publik që është kulturë politike në vend ne të gjitha zgjedhjet.

Nitaj më tej tha se si është e mundur që së pari jepen informacione të pa sakta që buxheti i Kosovë është rritur në 2 miliardë euro kur kjo nuk qëndron dhe së dyti se si do të rritet buxheti në 5 miliardë euro ku për tu realizuar kjo duhet që zhvillimi ekonomik I Kosovës duhet të arrijë në kuotën e 30 për qind të zhvillim ekonomik brenda vitit.

Ndryshe Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Pejës, ka thënë të dielën se gjatë katër viteve qeverisje, pas 11 qershorit, do ta bëjë buxhetin e Kosovës 5 miliardë euro. /21Media

Back to top button