Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj pas kërcënimeve nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së taksës ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ky vend.

“Qeveria e Kosoves duhet me urgjence te shqyrtoje mundesine e rivendosjes se takses, ndaj te gjitha produkteve te Serbise, nese deklarimet publike – kercenuese dhe luftenxitese te krereve te Serbise vazhdojne ndaj Kosoves”, shkroi Nitaj në rrjetin social Facebook.

Ai tutje ka thënë se nëse Serbia vazhdon ta kultivojë frymën destabilizuese dhe kërcënon me luftë Kosovën, duhet që paraprakisjt të njoftohet zyrtarisht edhe SHBA-ja, BE-ja dhe NATO se Kosova seriozisht po e shqyrton mundësinë e rikthimit të taksës.

Per kercenimet me lufte te Vuçiqit, ilaç eshte veç TAKSA 100% – t’kota jane deklarimet tjera.

Qeveria e Kosoves duhet…

Posted by Muharrem Nitaj on Thursday, November 12, 2020