"Dikush nga opozita të bëhet pjesë e skenarit për një ‘Qeveri Kukull'"

“Dikush nga opozita të bëhet pjesë e skenarit për një ‘Qeveri Kukull'”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj deklaratave të partive opozitare, se vendi nuk mund të ketë qeveri në dorëheqje pasi kryeministri Ramush Haradinaj hoqi dorë nga kjo pozitë për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai i ka quajtur pinjollë partitë opozitare, të cilat kërkuan për gati dy vjet dorëheqjen e Qeverisë Haradinaj, duke thënë se ato kanë rrahur kot ujë në havan.

Tash të gjendur përballë një dështimi të tillë, kanë filluar të shesin mend se si vendi nuk po u dashka të ketë qeveri as në dorëheqje!!! Po ku e keni dëgjuar ju se me dorëheqjen ose me shkarkimin e qeverisë, një shtet po mbetka pa qeveri!?”, shkruan Nitaj në rrjetin social, Facebook.

Disa prej jush, që e paskëshit krejt këtë ekspertizë e kulturë juridike, pse nuk po na jepni mend si të shkohet në zgjedhje menjëherë, por po merreni nëse Ramush Haradinaj duhet të qëndrojë në zyrë apo jo!!! Apo i keni ra pishman e po ju dhimbsen mandatet dhe në vend që të flisni për zgjedhje, prapë po merreni me Ramushin!”, vazhdon tutje Nitaj.

Ai thotë se nuk do të ishte e çuditshme sikur dikush nga opozita të fillojë “të reflektojë” e të bëhet pjesë e skenarit të krijimit të një ‘Qeverie Kukull’, me arsyen se na ‘është dashur ta bëjmë për interesa vendit”.