Nitaj: Vendimet e tilla i merr partia e jo individi!

Nitaj: Vendimet e tilla i merr partia e jo individi!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, do të preferonte koalicion parazgjedhor AAK-LDK-PSD, ndonëse është shprehur kundër koalicioneve parazgjedhore.

Nitaj ka thënë se ky është qëndrimi i tij dhe nuk është ofertë publike për koalicion.

Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë! Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve prazgjedhore! Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme!  Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD. Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi!“, shkruar Nitaj në Facebook.

Mëgjithkëtë, Haradinaj dy ditë më parë pati deklaruar se AAK do të shkojë e vetme në zgjedhje si Aleancë, duke thënë se rrugët nuk i ndajnë, por i ndajnë temat.

Ndryshe, ftesës së kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, dje  i janë përgjigjur dy partner të koalicionit, Nisma dhe AKR por jo edhe PDK-ja. Pas takimit, u  tha se vendi është në prag të zgjedhjeve dhe u kërkua nga Presidenti Thaçi që sa më parë të caktojë datën e mbajtjes së tyre./21Media