Nitaj komenton vendimin e Haradinajt

Nitaj komenton vendimin e Haradinajt

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se tani e ka kuptuar që vendimi i Ramush Haradinajt për të mos e ulur sovranitetin e Kosovës përballë një paneli hetuesish, më shumë se çka do tjetër, paska qenë thikë në zemrën e lidershipit të Serbisë e të planeve të tyre për ta gërryer Kosovën edhe nga brenda.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dyshim se vendimi i Haradinajt për t’ia kthyer mandatin sovranit ka qenë vendimi i vetëm i arsyeshëm, por tash kur shihet gjithë ky agresivitet i Beogradit kundër këtij hapi të Haradinajt, po bindet se ai vendim paska qenë edhe largpamës.

“Tani po shoh se vendimi i Ramush Haradinajt për të mos e ulur sovranitetin e Kosovës përballë një paneli hetuesish, me shume se çka do tjetër, paska qenë thike në zemrën e lidershipit të Serbisë e të planeve të tyre për ta gërryer Kosovën edhe nga brenda. Me duhet të them po ashtu se jam, jo pak i habitur me nervozen e papërmbajtur të disa rretheve e individëve në Prishtinë e në Tirane, por edhe kjo mbase është e kuptueshme, sepse historikisht shqiptaret i kanë pasur esadistet e vet. E gjithë kjo po me flet se ka kaluar koha e talljes me Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook./21Media