Këshilla për konsumatorët e ujësjellësit "Prishtintina"

Këshilla për konsumatorët e ujësjellësit “Prishtintina”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie.

Sipas ujësjellësit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 4.74 metra nën kuotën maksimale.

Çdo javë po bie nga 20 cm, pothuajse në të dyja liqenet. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese”, thuhet në një komunikatë të ujësjellësit, i cili ka dhënë edhe disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë i ujësjellësit “Prishtintina”.

– Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

– Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

– Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

– Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

– Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

– Mos vadisni lulet, kopshtet dhe arat,

– Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

– Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

– Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

– Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

Në komunikatë thuhet se nëse i përmbahemi në përpikmëri këtyre këshillave të lehta , duke filluar nga koha e tashme, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime./21Media