Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë në Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se 13 vjeçarja është dërguar në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite nje femijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë në një pishinë në një fshat të Lipjanit(Baicë), dhe e njëjta është sjellur në  qendrën e mjeksisë familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njësitet kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”, ka njoftuar Hoxha./21Media