Një 22 vjeçar u arrestua në Prishtinë, dyshohet për 27 vepra të mashtrimit

Policia e rajonit të Prishtinës mbrëmë e ka arrestuar një 22 vjeçar nën dyshimin për vepren penale të mashtrimit.

22-vjeçari dyshohet se i ka 27 vepra të këtij lloji “mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj”.

I njëjti u dërgua në mbajtje për 48 orë.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari dyshohet të ketë marrë nga ankuesit ( numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button