Një 23 vjeçare sulmohet fizikisht në Prishtinë

Mbrëmjen e sotme dyshohet se një 23 vjeçare është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka treguar se 23 vjeçarja është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjatjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç) . E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor./21Media

Back to top button