Një djalë katër vjeçar brazilian u qëllua për vdekje në festën e ditëlindjes nga një koleksionist, i cili pretendoi se arma e tij ra aksidentalisht.

Dëshmitarët pretendojnë se ata panë Pedro Pedidor, 21 vjeç, duke debatuar me djalin e vogël, Enzo Maia, para se ta përqafonte, pastaj ta qëllonte pa shpjegim të dielën në mbrëmje.

Fotografitë e bëra disa minuta para se të vdiste, tregojnë se Enzo mbante një figurë lodër, transmeton rtv21.tv.

Nëna e tij, Vanessa, 30 vjeç, tha se i dyshuari, i cili dukej se ishte i dehur, nuk ishte i ftuar, por kishte mbërritur me një mik në festimet e mbajtura në Baixada Fluminense, një komunë në Rio de Janeiro.

Fëmija u dërgua në spital i shoqëruar nga nëna e tij, por vdiq nga plagët e marra.

Kryeinspektori, Antonio Silvino tha se hetuesit po shqyrtojnë këndin e plumbit dhe intervistojnë dëshmitarët për të bashkuar sekuencën e ngjarjeve.

Pedidor u paraqit në gjykatë të martën i akuzuar për mbajtjen e paligjshme të armëve të zjarrit dhe vrasje dhe po mbahet në paraburgim./21Media