Dyshimet e para janë që rryma elektrike ta ketë mbytur teksa ishte duke bërë dush

Dyshimet e para janë që rryma elektrike ta ketë mbytur teksa ishte duke bërë dush

Një 40-vjeçare u gjetë e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Pogradec. Sipas policisë, dyshimet e para janë për vdekje të shkaktuar nga rryma elektrike duke bërë dush, por po hetohet edhe për një vrasje të mundshme.

Në njoftimin paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima jetonte në lagjen nr. 1 të Pogradecit.  40-vjeçarja Bule Bajrami ishte nga Librazhdi dhe më parë ka qenë në Itali.

Trupi i saj u gjet në  kabinën e dushit, i dekompozuar.

Dera e banesës ka qenë e mbyllur nga brenda dhe automati është gjetur i ulur. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.

Megjithatë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.