Policia asgjësoi 614.260 kg sasi të mishit

Policia asgjësoi 614.260 kg sasi të mishit

Policia sot arrestoi një person të dyshuar për ‘prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor’ dhe konfiskoi sasi të konsiderueshme të mishit në Pejë.

“Me datën 7 mars 2020 nga ora 09:43 në bazë të urdhëresës së gjykatës është zhvilluar plani  për kontrollimin e artikujve ushqimor (mishit) në rr.‘Papa Klimenti‘ në Pejë, në një mishtore. Këtij lokacioni me kërkesë të Policisë i janë përgjigjur edhe inspektoret e AUV-së.”, njoftoi policia përmes komunikatës.

Sipas policisë, në mishtore u konfiskua dhe asgjësua mish i gjedhit i pavulosur (prejardhja e dyshuar), si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve, derivat i mishit të lartcekur në sasi prej 614.260 kg.

I dyshuari A.Sh.(1965) u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor Pejë, i cili u intervistua nga njësiti i hetimeve.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar.”, njoftoi më tutje policia./21Media