Është mbytur një 60 vjeçare sot në plazhin e Durrësit.

“Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasja F.Zh., 60 vjeçe,  banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ky është personi i pestë që u mbyt në det në Shqipëri pas hapjes së sezonit./oranews