Një 64-vjeçar është i vdekur në Entin Special në Shtime

Një 64-vjeçar është i vdekur sot në Entin Special në Shtime. Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Veseli ka thënë se informata është pranuar rreth orës 04:45 minuta.

“Sot, rreth orës 04:45 kemi pranuar një informacion se në QKMF në Shtime gjendet një pacient nga Enti Special i Shtimes pa shenja jete. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellë pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, ka thënë Veseli.

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit të rastit ,trupi i pajetë i viktimës T.A i moshës 64 është dërguar në IML –Prishtinë për autopsi, ndërsa rasti është cilësuar” Hetim mbi vdekjen”./21Media

Back to top button