Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar një pacient 67-vjeçar ka humbur betejën me Covid-19.

Spitali nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Tutje ky spital ka bërë të ditur se në të po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile./21Media