Një burrë 70-vjeçar është nxjerrur i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Izmir.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur që rreth 34 orë pas tërmetit të fortë që goditi vendin, ta nxirrnin të gjallë burrit. Ahmet Citim është nxjerrur nga rrënojat në Izmir pak pas mesnatës të së dielës dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ministri i shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca ka shkruar në Twitter atë që Ahmet i ka thënë: “Unë kurrë nuk e humba shpresën”.

Kujtojmë se Turqia e Greqia janë goditur paraditen e së premtes nga një tërmet me magnitutë, 6.8 ballë të shkallës rihter. Si pasojë e tërmetit, 58 persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 900 të tjerë janë lënduar.

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen ende në ndërtesat e shembura, për të nxjerrë personat që ndodhen ende në rrënoja.