Një 73 vjeçar nga Kosova mbytet në bregdetin shqiptar
3 Korrik 2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbëmjen e sotme (3 korrik) në Durrës.
Një 73-vjeçar nga Kosova është mbytur duke u larë në det te zona e Shkëmbit të Kavajës.
”Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se viktima kishte ardhur në Shqipëri 4 ditë më parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./oranews