Një bankë në Ferizaj cak i një grabitje të armatosur
17 Tetor 2020
Një bankë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj ka qenë cak i tre personave të maskuar, të cilët kanë tentuar ta grabisin rreth orës 5:45 të mëngjesit.
Për portalin RTV21 rastin e ka konfirmuara Majori i policisë së rajonit të Ferizajt, Muhamet Jahiri. Ai ka thënë se të tre personat e dyshuar kanë pasur eksploziv me vete.
Jahiri ka treguar se nga drejtuesit e bankës nuk kanë marrë asnjë konfirmim se nëse të dyshuarit kanë arritur të vjedhin ndonjë shumë parash
“Forcat e rendit kanë ndalur menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk kemi konfirmim nga banka nëse ka arritur të vjedhin ndonjë shumë parash”, ka thënë Jahiri./21Media