Një banore e Fushë Kosovës ka dorëzuar në polici dhjetë euro, të cilat i kishte gjetur në rrugë, afër rreth rrotullimit në qendër të Fushë Kosovës. Në po këtë komunë është raportuar se një zyrtar policor e ka gjetur një portofol (kuletë) me një shumë të konsiderueshme parash (shumë tre shifrore).

Me këtë rast, policia ka falënderuar qytetaren për gjestin e bërë dhe besimin e treguar për Policinë e Kosovës, njëkohësisht edhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në raste si kjo dhe jo vetëm.

“Ftojmë pronarët e këtyre të hollave të shkojnë në Stacionin Policor Fushë Kosovë që të kryejnë procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media