Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij, dje rreth orës 17:20 në Ferizaj.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjendur pa shenja jete në podrumin e shtëpisë së tij”, ka bërë të ditur policia duke thënë se rasti është duke u hetuar.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan rtv21.tv.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti duke u hetuar./21Media