Një burrë gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Viktima e moshës 80-vjeçare është gjetur në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç”, ka thënë Borovci.
Ai tha se aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen./21Media

Back to top button