Një burrë në Deçan sulmoi një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës, arrestohet

Një 11-vjeçar është sulmuar nga një burrë i rritur  në një shkollë në Deçan.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi

‘’Një rast në oborrin e shkollës, me ç’rast dyshohet se një prind ka sulmuar fizikisht një nxënës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenu mësimdhënësit e kësaj shkollë dhe kanë shmang prindërit. Më pas është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast penal ndaj tij për veprën penale ‘’lëndim i lehtë trupor’’, ndërkaq i mituri ka pranuar tretman mjekësor.

Back to top button