Një burrë nga Singapori ka pranuar fajësinë se ka punuar si agjent i Kinës, në incidentin e fundit midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Jun Wei Yeo ishte akuzuar për përdorimin e këshillimit të tij politik në Amerikë si një front për të mbledhur informacione për inteligjencën kineze, thonë zyrtarët amerikanë, transmeton rtv21.tv.

Kina më herët urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.

Masa për të mbyllur misionin diplomatik në qytetin jug-perëndimor ishte si përgjigje e mbylljes së konsullatës amerikane të Kinës në Houston.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se vendimi ishte marrë sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin u përgjigj duke thënë se masa e SHBA-ve ishte e bazuar në “një mishmash i gënjeshtrave anti-kineze”./21Media