Një person mbrëmë në Ferizaj është sulmuar fizikisht nga pesë meshkuj me mjete të forta.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt kurse njëri është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta./21Media