Një grua nga Afrika e Jugut pretendon se ka lindur dhjetënjakë në atë që do të ishte lindja me më shumë fëmijë të gjallë në botë, nëse konfirmohet nga mjekët.

Gosiame Thamara Sithole, 37-vjeçare e cila tashmë është nënë e binjakëve, lindi shtatë djem dhe tre vajza nga operacioni cezarian në një spital në Pretoria të hënën vonë, kështu tha burri i saj.

Tebogo Tsotetsi, i cili aktualisht është i papunë u tha gazetarëve për lindjen e fëmijëve të hënën vonë se ai është “i lumtur” dhe “i emocionuar”.

Sithole më parë kishte pohuar se shtatzënia ishte ‘natyrale’, por lindje të tilla ekstreme janë pothuajse gjithmonë rezultat i trajtimeve të pjellorisë me embrione të shumta të fekonduara të futura në bark për të rritur shanset që pacientja të mbetet shtatzënë.

Vjen vetëm një muaj pasi një grua, Halima Cisse lindi nëntë fëmijë në një spital në Marok.

Në një intervistë para lindjes, u tha se mjekët fillimisht i thanë asaj se ajo ishte shtatzënë me gjashtë fëmijë. Por kjo u rrit në tetë pas një skanimi të mëvonshëm. Vetëm gjatë ndërhyrjes kirurgjikale u zbuluan dy foshnjat e tjera.

Gjendja e fëmijëve pas lindjes nuk u bë e qartë nga Pretoria News, e cila ishte e para që raportoi rastin.

Fëmijët e shtatzënive të tilla ekstreme të shumëfishta lindin pothuajse gjithmonë nën peshë dhe shpesh mund të kequshqyhen ndërsa trupi i nënës përpiqet të sigurojë lëndë ushqyese për kaq shumë foshnje./21Media