Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore merr hov. As kushtet që kontrollohen në mënyrë të rreptë nuk i ndalojnë investitorët, shkaku i përfitimit të lartë. Në vend tashmë ka kompani të cilat ndërmjetësojnë në sigurimin e të gjitha dokumenteve për investitorët e ardhshëm. Liljana Qurçieva, pronare e një Konsaltingu për kanabis mjekësor, thotë se numri i investitorëve në treg të cilët duan të kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore, është gjithnjë e më i madh.

“I gjithë Ballkani po “lufton” për një copë tokë këtu për të mbjellë kanabis mjekësor. Të gjithë janë të interesuar edhe brenda, edhe jashtë vendit. Licencat nuk merren lehtë. Nuk merren me shumë të holla, por përkundrazi janë falas”, tha Liljana Qurçieva – pronale e konsaltingut për kanabsi mjekësor.

Po, sa kushton leja për prodhim të kanabisit mjekësor?

“Më duhet të demantoj disa muhabete se leja për kanabis mjekësor ka kushtuar prej 65 mijë deri 300 mijë euro, kjo nuk është e vërtetë…Ka njerëz që e bëjnë edhe këtë…Prej 65 mijë deri 300 mijë, njerëz u kanë paguar që të vijnë këtu dhe të mbjellin kanabis mjekësor”, tha Liljana Qurçieva – pronare e konsaltingut për kanabis mjekësor.

Qurçieva është me të njëjtin mendim si kryeministri Zoran Zaev. Ai dje tha se me përfitim prej rreth 250 mijë eurove nga prodhimi i kanabisit për qëllime mjekësore, shteti do të përfitonte.

Pronarja e Konsaltingut thotë se personalisht njeh persona që kanë investuar mbi 22 milionë euro për mbjellje të kanabisit mjekësor por kanë problem me shitjen e lules. Mospasja e lejes për eksport të lules së Kanabisit dhe mospasja e standardeve është pengesë për shkak të së cilës lulja e kanabisit është kalbur ndërsa pjesët e tjera e bimës sipas Qurçievës blihen për pak para dhe eksportohen kontejnerë të tërë në Kosovë.

Qytetarët ankohen për idenë për legalizim të marihuanës.

-Mendimi ynë është se është e dëmshme dhe se nuk duhet të legalizohet….Nuk është puna vetëm që të legalizohet, prej ku do ta marrin, kush do t’ua japë, nëse në kafenetë do të jepet, nëse mundesh vetë ti ta prodhosh? Legalizimi do të thotë se edhe në shtëpi vetë ti mundesh ta kultivosh në saksi dhe ta shfrytëzosh. Nuk kanë sqaruar mirë.

Kryeministri Zaev mendon se me idenë për legalizim të kanabisit jemi një hap përpara madje edhe nga OBSH-ja dhe të njëjtin mundemi ta përdorim në veprimtaritë që ende po zhvillohen./TV21