Reperi feston ditëlindjen

Reperi feston ditëlindjen

Festim Arifi është një ndër emrat më të njohur që ka industria e muzikës. Që nga fillimi i karrierës, Lyrical Son me çiltërsinë dhe dashurinë e madhe për punën bëri për vete publik nga të gjitha moshat.

Hapat e parë në muzikë i bëri në vitin 1993, me këngën “Pappa was a rollin stone (rap version) bashkë me shokët e fillores. Pastaj në vitin 1997, Lyrical Son fillon të shkruajë tekstet e para rap dhe incizimi i parë profesional erdhi pas luftës në vitin 1999, me grupin “Gjurma e Natës”. Ndërsa karrierën solo e nisi prej vitit 2005.

Tash e një kohë Festimi dhe reperi tjetër nga Mitrovica, Mc Kresha kanë formuar labelin “PINT”. Ky label i njohur po sjell frymë të re në hip-hop, transmeton rtv21.tv

Reperi sot feston ditëlindjen e 36-të. Me anë të një fotografie, ai u shprehu falënderime miqve e fansave të tij për urimet e shumta. “36 !!! Faleminderit te gjitheve per urimet. Ne pamundesi qe tju pergjigjem te gjitheve, me ane te ketij postimi ju falenderoj krejtve per urimet dhe fjalt. Ju don iKuqi”, shkroi ai krahas fotografisë.

Sa i përket jetës private, Festimi ka tash e sa vite që është i martuar me Gresa Krasniqin dhe kanë dy vajza, Evën dhe Erikën./21Media