Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje e ka vizituar Ziadin Selën

Ata uruan kthimin e tij në angazhimet politike

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka vizituar  deputetin shqiptar Ziadin Selën, i cili dje është goditur nga huliganët maqedonas në Kuvendin e Maqedonisë.

“Në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, vizituan deputetin Ziadin Sela i cili po vazhdon të jetë i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin e Shkupit. Përkundër gjendjes së rëndë fizike Ziadin Sela me ekipin e tij e pritën delagacionin e VETËVENDOSJE!-s dhe aty u vërejt se Sela e kishte kthjelltësinë e duhur për të diskutuar për situatën politike dhe ngjarjet e dhunshme të ndodhura mbrëmë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e VETËVENDODJE!-s shprehën mbështetjen ndaj tij, i dëshiruan shërim të dhe kthim të shpejtë në angazhimin e tij politik.

Edhe nga lëndimet vërehet se sulmi ndaj z. Sela ka qenë i qëllimshëm me idenë e likuidimit të tij. Është fat që ai është mirë dhe shpresojmë që sa më shpejt t’i vazhdojë aktivitetet e tij publike”, shkruhet në njoftimin e VV./21Media

Back to top button