Një diplomat britanik vdiq pas diagnostikimit me koronavirus
26 Mars 2020
Vdiq në moshën 37 vjeçare
Vdiq në moshën 37 vjeçare
Një diplomat britanik ka vdekur në Hungari, pasi është infektuar me koronavirus.
Steven Dick, zëvendësambasador në Budapest, ka qenë 37 vjeç.
Dick, i cili ka punuar disa vite në Kabul dhe Riad, ka marrë postin në Hungari vitin e kaluar.
Nuk është ende e qartë nëse ai ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
“Steven ka qenë një diplomat i përkushtuar dhe e ka përfaqësuar vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh. Ai do t’iu mungojë të gjithëve që e kanë njohur dhe kanë punuar me të”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab.
Të mërkurën, numri i viktimave në botë nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ka kaluar 20,000./Rel