Manjola Nallbanit sot i ka vdekur axha dhe këngëtarja lajmin e bëri të ditur nëpëmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Në këtë ditë zie për familjen, artistja shqiptare tha se nuk ka fjalë ta shpreh dhimbjen e ikjes së axhës, shkruan rtv21.tv

Dhe pse kishe shpirtin plotë se kishe djalin, gruan, vajzat e nipërit, vëllain e motrat, mua më thoje… nuk të kam mbesë të kam gocë dhe unë të kisha në vend të babit! Unë humba me ty jo xhaxhain po njeriu e mençur, shpirt madh si rrallë kush e mikun që nuk do ma zëvendësojë askush! Qofsh i parajsës zemra jonë! Dua të të kujtojmë kështu“, ka shkruar ajo./21Media