“ Një ditë e bukur në Itali” përmes fotografive pas rihapjes së dyqaneve dhe restoranteve
18 Maj 2020
Dyqanet, floktarët dhe restorantet në Itali më në fund hapën dyert të hënën pas një bllokimi 10 javor për shkak të pandemisë së koronvirusit.
Konsumatorët mund të pinë prapë kafen e tyre të preferuar në restorant ose kafene, megjithëse të distancuar mirë nga klientët e tjerë.
“Nuk kam punuar për dy muaj e gjysmë. Është një ditë e bukur, emocionuese, “tha Valentino Casanova, punëtor në Caffe Canova në Romë, përcjell portali rtv21.tv
Pothuajse 32,000 italianë kanë vdekur nga COVID-19 nga 21 shkurti kur koronavirusi u shfaq në vend. Italia është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga COVID-19, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Italia ishte vendi i parë evropian që vendosi kufizime mbarëkombëtare në fillim të marsit, duke lejuar vetëm një relaksim fillestar të rregullave më 4 maj, kur lejoi të rihapnin fabrikat dhe parqet.
Ndërsa sot shënoi një hap të madh përpara në rrugën e rimëkëmbjes, miqtë përsëri takohen dhe restorantet janë në gjendje të shërbejnë për aq sa tavolinat duhet të jenë larg të paktën 2 metra.
Telefonat binin vazhdimisht në sallonet e parukerive.
“Unë kam tashmë 150 takime, të gjitha shumë urgjente, të gjithë insistojnë që ata duhet të jenë të parët në listë,” tha floktarja Stefania Ziggiotto.
Sidoqoftë, shumë pronarë të afaristë shqetësoheshin se rihapja nuk do të largojë shumë nga problemet e tyre, me frikën e vazhdueshme të koronavirusit që mban shumë italianë në shtëpi, ndërsa turistët e huaj, jetikë për ekonominë mungojnë plotësisht./21Media









