Një e mitur nga Klina është larguar nga strehimorja dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është lajmëruar dje rreth orës 08:40 edhe në Policinë e Kosovës.

“Nga strehimorja është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga strehimorja dhe nuk dihet se ku ndodhet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Tutje policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media