Arrestohet babai i saj

Arrestohet babai i saj

Në Mitrovicë është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti bëri të ditur se policia në Mitrovicë ka realizuar një urdhërkontroll në një shtëpi, me ç’rast urdhërkontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme.

“Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tij një fëmijë shkrepte një armë zjarri. Gjatë kontrollit policia te i dyshuari ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë, e llojit pistoletë, e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara.”, deklaroi Zahiti.

I dyshuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”./21Media