Një e mitur u largua nga shtëpia, dyshohet se iku për t’u martuar

Dje një burrë nga Skenderaj ka raportuar se se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe dyshohet se ka shkuar për t’u martuar me një burrë.
”Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën, e kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer tek familja e saj”, bëhet e ditur nga policia.
I dyshuari, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti duke u hetuar./21Media

Back to top button